E ftoi Reja, Bajrami gol për Benfikën

Adrian Bajrami mbrojtësi 19 vjeçar i lindur në Zvicër zgjodhi të luajë për ngjyrat kuqezi ndërsa pas kontributit te moshat helveze U16, U17, U18 dhe grumbullimit me U19 të Shqipërisë, u ftua nga trajneri Edi Reja për miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Shtatlarti (1.88 metra) aktivizohet në Portugali me U23 të Benfikës duke figuruar një pikë e fortë e skuadrës së moshave por dhe një alternativë e sigurtë e skuadrës A.

Sot në duelin me Sporting Braga U23 të fituar 1-5 nga Benfika U23, mbrojtësi kuqezi i paisur me pasaportën Shqiptare pak javë më parë, arriti të shënojë njërin nga golat e Benfikës. Në të 25’ën Bajrami goditi saktë një penallti duke i dhënë udhë suksesit të ‘Shqiponjave’ të Lisbonës.

Veç Bajramit golat e Benfikës mbajë firmën e Henrikue Pereira, Zhoao Resende, Pedro Santos e Gerson Souza. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!