Femra/ U19 kuqezi testi me Tiranën

Kombëtarja U-19 e femrave ka luajtur këtë të shtunë një tjetër test miqësor ndaj Tiranës në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon për ndeshjet kualifikuese të raundit të dytë të Kampionatit Europian 2022.

Në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili”, skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj vajzave bardheblu të kryeqytetit, me të dy golat e realizuar nga Klea Hamonikaj, në një sfidë që ishte mjaft e vlefshme për stafin kuqezi për të konsoliduar më tepër grupin që ka në dispozicion për tre ndeshjet në Turqi.

Tekniku shqiptar vendosi të hedhë në fushë në këtë ndeshje të gjitha vajzat, të cilat kishin si detyrë të ndiqnin të gjitha udhëzimet e marra përgjatë këtyre ditëve stërvitje, për të përgatitur sa më mirë ndeshjet.

Ky nuk ishte testi i parë për grupin e vajzave kuqezi, që ka zhvilluar disa ditë më parë edhe një tjetër test ndaj Malishevës, ku ka barazuar me rezultatin 5-5.

Shqipëria U-19 e femrave ka nisur grumbullimin që prej ditës së hënë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, teksa më 4 prill do të niset drejt Turqisë, për të zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për femra 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!