Ronaldo i sigurtë: Nesër këndojmë …himnin portugez

Biletat e finales së Play -off-it Portugali- MV janë 10-të fishuar në tregun e zi.

Portugali- Maqedoni e Veriut finalja e nesërme në Dragao (20:45) për një biletë në ‘Katar 2022’, shton dozën e një ndeshje specifike, të rëndësisë së veçantë.

Natyrisht, raportet në fushë pritet të anojnë nga Portugalia e cila luan para publikut të saj por kur mendon se maqedonasit eleminuan tre ditë më parë Italinë, befasia edhe në këtë ndeshje nuk duhet lënë menjanë.

Ndërkaq i sigurtë Kristiano Ronaldo ndërsa në konferencë thotë se nesër të gjithë në Portugali do të këndojnë himin portugez duke lënë të kuptohet se Portugalia futboll, do të jetë ajo që shkon në nëntor në Katar.

Ronaldo:

Kapiteni pyet,do këndojmë? Në stadium, në shtëpi apo në lokal: nesër të gjithë do të këndojmë himnin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!