Reja: Gjeorgjia rival i fortë, janë të shpejtë…

Pasditen e nesërme, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për këtë muaj ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ora 18:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i ekipit Kombëtar Edoardo Reja dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë folur në lidhje me këtë miqësore dhe përgatitjet e skuadrës.

Trajneri Reja u shpreh se dëshiron që skuadra të bëjë të njëjtën paraqitje ndaj Gjeorgjisë, ashtu sikurse ndaj Spanjës, teksa theksoi se i kanë studiuar cilësitë e kundërshtarit të radhës.

Reja zbuloi se tre emra kuqezi nuk do të jenë pjesë e ekipit për këtë ndeshje, Myrto Uzuni, Ivan Balliu e Keidi Bare, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk do të bashkohen me ekipin drejt Shqipërisë. Tekniku kuqezi thekson se Gjeorgjia nuk duhet nënvlerësuar, teksa foli edhe për lojtarët që mund të hedhë në fushë pasditen e nesërme.

Kundërshtari i radhës – Sigurisht që Gjeorgjia është një kundërshtar krejt ndryshe, por kemi parasysh që është një skuadër që mbrohet mirë, vrapon shumë dhe është e rrezikshme në kundërsulm. E rëndësishme për ne është që të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve që kemi dhe të marrim maksimumin nga ata.

Është shumë e rëndësishme që të bëjmë një ndeshje teknikisht perfekte, të jemi shumë të përqëndruar në fushë, të bëjmë sa më pak gabime dhe të shfrytëzojmë sa më shumë raste dhe hapësirat që mund të na lërë Gjeorgjia në momente të ndryshme të lojës.

Djemtë tashmë e dinë dhe janë të qartë për mënyrën se si duhet ta interpretojnë këtë ndeshje dhe se si duhet të luajnë. Gjithsesi Spanja është i  vetmi ekip në botë që ka këtë filozofi loje, një ekip që mund ta prekë topin për 50 herë dhe ti nuk e sheh fare.

Gjeorgjia është ndryshe nga Spanja, por nuk është aspak një rival më i dobët. Është një ekip i mirë dhe duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshmë. Gjeorgjia ka pikat e forta dhe të dobëta por për ne është e rëndësishme që të shfrytëzojmë çdo moment dhe të finalizojmë sa më mirë momentet që na paraqiten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!