Benfika dhe Atletiko Madrid ecin në Champions
Ronaldo sikundër Mesi jashtë Ligës së Kampionëve
Atletiko Madrid nuk dorëzohet kurrë. Sot skuadra spanjolle e Simeones kaloi Mançester Junatid 0-1 në Old Trafford duke siguruar një biletë për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në fakt, ekipi i Rangnik me Ronaldon në fushë, ushtroi presion të madh në pjesën e dytë por si portieri Oblak ashtu dhe lojtarët e tjerë spanjollë, i’a dolën të mbanin të pastër rezultatin.
Ndërkaq në Amsterdam pas 2-2 në të vajtjes (Ajaks- Benfika) ishin portugezët e Benfikës ata që arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar nga uruguaiani Nunez në të 77-ën. Ndeshja përgjithësisht u dominua nga ekipi i Ten Hag por në fund bileta i shkoi shqiponjave luzitane.
Ajaks- Benfika 0-1 (2-2 e vajtjes)
Mançester Junajtid- At. Madrid 0-1 (1-1 e vajtjes)