‘Topi i Artë’ ndryshime rrënjësore, kriteret…


Kriteri i parë do të bazohet në paraqitjet individuale, i dyti do të përqendrohet në paraqitjet kolektive dhe trofetë e fituar, ndërsa i treti do të ketë të bëjë me klasin e lojtarit dhe ndjenjën e tij të lojës së ndershme.

France Football ka njoftuar një ndryshim historik në dhënien e Topit të Artë. Ristilimi do të jetë një përpjekje për ta bërë çmimin më tërheqës duke ndryshuar disa kritere: performancat e lojtarëve do të vlerësohen në një sezon futbolli (nga gushti deri në korrik të vitit pasardhës) dhe jo më në një vit kalendarik.

Edicioni i ardhshëm do të marrë parasysh të gjithë sezonin 2021/22. Kupa e Botës në Katar, nga ana tjetër, që mbulon sezonin 2022/23, do të jetë pjesë e Topit të Artë 2023.

Ndërka ndryshon edhe sistemi i votimit. Organizatorët, duan të “kufizojnë jurinë elitë, në njohës të vërtetë. Vetëm përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira të renditjes së FIFA-s (50 për femrat) do të “kualifikohen” për të votuar.

Sakaq rregullat e përgjithshme pritet të bëhen më të qarta. Sipas France Football, Topi i Artë deri më tani u është dhënë shpesh atyre që kanë grumbulluar fitore ekipore, edhe nëse individualisht nuk kanë qenë më të mirët nga të gjithë. Tani gjërat do të ndryshojnë.

Kriteri i parë do të bazohet në paraqitjet individuale, i dyti do të përqendrohet në paraqitjet kolektive dhe trofetë e fituar, ndërsa i treti “do të ketë të bëjë me klasin e lojtarit dhe ndjenjën e tij të lojës së ndershme. Sepse dhënia e një shembulli pozitiv në fushë, gjithashtu ka rëndësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!