Ceferin mbyll vizitën në Tiranë

Kreu i UEFA-s pas inagurimit të ‘Air Albania Stadium’ në 2019-të, sot zhvilloi një ditë pune zyrtare në Shqipëri.

Me një axhendë të ngjeshur në kohë e veprime, presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin i ka dhënë fund vizitës zyrtare disa orëshe në Tiranë.

Kreu i lartë i futbollit europian takoi paraprakisht drejtuesit e FSHF dhe më pas iu drejtua Kryeministrisë për të biseduar me Ramën.

Ceferin dhe Rama biseduan për afro 1 orë ndërsa eventi i madh i finales së Conference League (25 maj) në ‘Air Albania Stadium’ por dhe procesi zgjedhor në FSHF duket se kanë mbizotëruar në takim.

Nuk ka detaje por aludohet se kreu i qeverisë i ka dhënë garanci presidentit të UEFA-s se finalja e UEFA Conference League do të jetë model dhe se politika nuk do të ndikojë aspak në zgjedhjet e FSHFçsë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!