Xhaka elozhe Aretës: Më i miri trajner
Granit Xhaka e ka vlerësuar lart Artetën dhe e ka cilësuar si një nga trajnerët më të mirë që kandeshur si lojtar. Duke folur për ‘beIN Sports’, numri 34 i Topçinjëve’ ndër të tjera ka deklaruar :
“”Ai është një përbindësh, në një mënyrë pozitive. Mënyra se si unë e shoh lojën tani është krejtësisht ndryshe nga më parë. Unë e shoh futbollin me sy dhe me ide ndryshe. Kështu që është një nder për mua të jem lojtari i tij dhe të mësoj e të përfitoj gjithnjë.
E sheh futbollin me sy të ndryshëm. Merrni, për shembull, se si ai na pozicionon në ndeshje. Ne mund të mbyllim sytë dhe të dimë saktësisht se ku janë lojtarët e tjerë.
Ai është lloji i trajnerit që na jep të gjithë informacionin përpara se të zbresim në fushë, kështu që nuk keni nevojë të mendojmë gjatë për ndeshjen” ndër të tjera.