Basti i dyshimtë, kartoni i verdhë involgon Xhakën

Numri 34 i Arsenalit vonoi më shumë se 20 sekonda për të nisur lojën.

Zëdhënësi i FA ka konfirmuar se janë në dijeni të kësaj ndodhie dhe janë duke e shqyrtuar me imtësi rastin.

Federata e Futbollit të Anglisë është duke hetuar një karton të verdhë, që nga ai është fituar një shumë e madhe e parave.

Një tifozë kishte vënë bast të dyshimtë të përllogaritur prej 78 mijë euro dhe pas kartonit të akorduar, me koeficent 2.00 kishte fituar dyfishin e e shumës (156 mijë euro).

“FA është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shqyrton atë”, ka thënë zëdhënësi i FA për ESPN UK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!