Departamenti i Garave udhëzime klubëve

Në prag të rifillimit të kampionateve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar këtë të martë një seminar me të gjithë delegatët e ndeshjeve të këtyre dy kampionateve në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku i cili këshilloi të pranishmit për detyrat dhe përgjegjësitë për të zbatuar me rigorozitet detyrën e delegatit, si dhe drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, i cili drejtoi seminarin.

Sulejmani bëri një analizë të punës së delegatëve deri më tani, teksa shpjegoi në mënyrë të detajuar për të gjithë të pranishmit detyrat e plota që ata kanë dhe që duhet të realizojnë përgjatë një ndeshjeje, në mënyrë që ndeshja të jetë e mirëorganizuar dhe e suksesshme.

Kampionati “Abissnet Superiore” do të rikthehet sërish dhe do të luajë ndeshjet e para për këtë vit të ri nga 15 janari ndërsa Kategoria e Parë nga 22 janari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!