Bitri rikthehet te Partizani

25 vjeçari ka veshur fanellat e Tomorit, Partizanit, Kamzës dhe sërish të Partizanit. Një edicion te Astana në Kazakistan, cilësisht lart.

Eneo Bitri rikthehet te Partizani. Beratasi ka firmosur me të kuqtë deri në vitin 2023. Partizani me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Bitri tashmë është i kuq.

Mbrojtësi me një aventurë brilante në Kazakistan me Astanën, në fillim të këtij viti, arriti të mbyllë kontratën me klubin. Partizani u tregua më aftë se Kukësi duke e rikthyer në grupin e skuadrës së Mehmetit.

Njoftimi i Partizanit :

“𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

𝐄𝐍𝐄𝐎 𝐁𝐈𝐓𝐑𝐈 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐒𝐇𝐓𝐄̈𝐏𝐈

FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Eneo Bitrit në familjen e kuqe. Mbrojtësi 25 vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.

#MirëseriktheheshnëfamiljenekuqeEneoBitri.

PërjetMeTyPartizan”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!