Vucaj: Keqkuptim, s’ka bisedë me Vllazninë

Jo nuk do të jem për momentin pjesë e Vllaznisë. Ishte shjesht një keqkuptim mbrëmjën e kaluar”. Kështu u pronocua sot për Sportiim.al’ mesfushori i Dritës së Gjilanit shkodrani Erjon Vucaj.

Ish-lojtari Laçit, Flamurtarit, Tiranës, Vllaznisë pas një dëmtimi pritet të rikthehet në fushë ndërsa nuk dha detaje lidhur me të ardhmen e shpejtë.

31 vjeçari i cili ka fituar një Kupë të Shqipërisë me Laçin në 2013 dhe një titull kampion në Superligën e Kosovës me Dritën (2019-20), sqaroi se në 4=5 javët e fundit ka patur disi probleme fizike por që tani i ka lënë pas.

Vucaj me pjesën e madhe të karrierës te Laçi, është dalluar kudo ka luajtur për stilin tij të veçantë si fantazist. Me bardhezinjtë ka shënuar 39 gola. Aktualisht në kulmin e karrierës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!