Infektimet, anulohet Bolonja – Inter

Bolonja numëron 8 raste me Omicron, ‘L’Ausl’ ndal aktivitetet futbollistike.

Parashikuar të luhej nesër në ‘Dall’ Ara’, sfida Bolonja- Inter vjen e anulohet. Pas ndalesës së aktivitetëve në Salerno, Torino e Udineze nga autoritetet lokale si dhe raportit të Departamentit të Shëndetit Publik, L’Ausl u shpreh duke urdhëruar anulimin e të gjitha aktiviteteve garuese dhe stërvitore të ekipit të Bolonjës.

Me tetë lojtarë të prekur me COVID-19, frika e një shpërthimi masiv nëse luhej ndaj Interit ishte arsyeja kryesore pse takimi i parë i vitit 2022 u anulua.

Infektimet një problem i madh me gjysmën e Serisë A që ka rreth 80 lojtarë pozitivë. Megjithatë, Lega Calcio nuk ka ndërmend të pranojë shtyrje dhe nuk ka asnjë kufi minimal të lojtarëve që të mund të luajnë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!