Laçi nis nga Peza, pritën afrime…

Në seancën e parë të vitit 2022, Mirel Josa i pati të gjithë lojtarët në dispozicion.

Laçi nisi dje seancat e para përgatitore për vitin kalendarik 2022. Bardhezinjtë nën drejtimin e Mirel Josës i bënë një mbyllje spektakolare dhjetorit të shkuar teksa pas 5 fitorëve radhazi,u ngjitën në vendin e tretë provizor.

Me vetëm një largim deri tani (Ilirid Ademi) dhe dy-tri obsione afrimesh për të cilat në klub shprehen se janë shumë pranë, skuadra ‘pushtoi’ Pezën për t’i paraprirë minifazës së janarit.

Javën e 16-të të Abissnet Superiore, në program më 15 janar, kurbinasit do ta luajnë në Korçë aty ku i pret Skënderbeu vendas./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!