Daja në Suharekë, nesër prezantimi

Këto çaste Ilir Daja gjëndet në Suharekë dhe gjëndet mes drejtuesish të Ballkanit. Pasi ka gjetur marrëveshjen me krerët e klubit për të zëvendësuar Bekim Isufin e larguar prej ditësh, 55 vjeçari nga Tirana me shumë mundësi do të firmosë zyrtarisht të mërkurën paradite.

Për t’ja lënë radhën prezantimit zyrtar në orën 11:00 po të ditës së nesërme. Ballkani ka tri edicione që tenton titullin kampion në Kosovë por Drita dhe prishtina e kanë parakaluar në fund.

Me ish-kampionin e Elbasanit, Dinamos dhe Skënderbeut, skuadra nga Suhareka beson se do të rekuperojë dy pikët që ka më pak se Gjilani dhe 1 të Dritës.

Te Ballkani Daja me gjasë do të ketë në staf edhe Polozhanin ndërsa në skuadër do duhet të trajnojë edhe njohjet e Superiores, Stvi Frashërin, Nazmi Gripshin, Rustem Hoxhën e mbi të gjithë Theofilos Solomon që pak kohë më parë ishte pjesë e Partizanit në Superiore./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!