Çerçesov merr skuadrën e Uzunit

Ish-trajneri i Rusisë Stanislav Çerçesov, rikthehet të trajnojë në futbollin aktiv. Ishte austriaku Peter Stoger ai që udhëhoqi kohët e fundit ekipin e Myrto Uzunit por nga sot klubi i madh hungarez i është besuar një “ushtaraku” si Çerçesov.

Trajneri i ri i kampionëve të Hungarisë e merr skuadrën në krye me një pikë më shumë se Kisvarda e futbollistëve të tjerë shqiptarë si Herdi Prenga e Jasir Asani.

Tipik i profilit të një tekniku të ashpër. Në krye të Rusisë ai do të mbahet mend gjatë konferencës për shtyp teksa një gazetar grek i bëri një pyteje që lidhej me nervozizmin e shpeshtë të tij. Një përgjigje epike e rusit duke deklaruar se ai ishte emocional dhe jo nervoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!