Ndalen kryesueset, ngjitën Besa e Burreli

U mbyll java e 14-të e Kategorisë së Parë në futboll. E ndarë në dy ditë te inferiorët ajo që grish më shumë, fakti që asnjëra nga tri skuadrat e kreut nuk arriti të marrë tri pikë.

Sot Bylis barazoi në Sarandë me Butrintin, ndërsa Korabi u mbërrit në Bilisht nga Maliqi në minutën e 6-të shtesë. Kthehet te fitorja Besa e teknikut Bubeqi. Sot verdhezinjtë mposhtën Besëlidhjen 2-0.

Fitore me vlerë e Burrelit teksa me Alcanin në stol, koleksionon fitoren e dytë radhazi. Shkumbini vijon të jetë në krizë institucionale.

Java 14-të, shifrat:

Besa- Besëlidhja 2-0

Butrinti- Bylis 0-0

Maliqi- Korabi 1-1

Shkumbini- Burreli 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!