Vanoli, trajneri i ri…

Shqipëria së bashku me Izraelin dhe Islandën u shortua në Ligën B (B2) me Rusinë për Ligën e Kombëve. Ndaj interesi për futbollin e këytre rivalëve qoftë dhe në rang klubi vjen e shtohet.

Kështu njëri nga klubet më të famshëm të Rusisë, Spartak Moskë, njoftoi sot se në orën 13:00, do të prezantojë trajnerin e ri të saj. Ai është italiani Paolo Vanoli i cili ka gjetur një marrëveshje deri në fund të sezonit 2022/23 me opsion rinovimi edhe për një vit.

Tekniku i ri, i cili ka marrë detyrën pas largimit të portugezit Rui Vitoria. Vanoli është trajneri i tretë italian në historinë e klubit më të njohur në Rusi, pas Nevio Scalës dhe Masimo Karrerës.

Ai ka drejtuar kryesisht përfaqësueset e moshave italiane dhe ka asistuar te Çelsi dhe Interi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!