Briken Cajla kampion bote

Botërori i peshëngritjes në Tashkent të Uzbekistanit, Calja ngre shtangën me 156 kg dhe merr medajlen e Artë në shkëputje.

Briken Calja futet në hitorinë e Shqipërisë dhe të botës në sport. Sportisti 31 vjeçar nga Shtermeni i Elbasanit, u shpall sot kampion bote në peshëngritje deri në peshën 73 kilogram.

Peshëngritësi kuqezi në peshën 156 kilogram stili i shkëputjes, i’a doli të triumfojë në një garë që e diskutoi së bashku me shkodranin Erkand Qerimaj.

Nga ana e tij, shkodrani goditi në provën e parë me 150 kg. Dështoi në të dytën te 153 kilogram. Ai realizoi në tentativën e tretë ndërsa për shkak të peshës trupore u rendit i katërti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!