Shehi: Klasikja e vështirë duam vazhdimësi

Sfidë delikate për Tiranën të shtunën në “Loro Boriçi”. Skuadra e Shehit pasi triumfoi në derbi me Partizanin do ketë një duel të ndezur me Vllazninë vendase. Shehi e thote në konferencë per shtyp:

“Vijmë pas një fitoreje në derbi, që na jep një ndjesi pozitive, por tashmë gjithçka kaluar dhe duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme, pasi përballemi me një kundërshtar mjaft të fortë.

Është klasikja e futbollit shqiptar, me dy skuadra mjaft të forta, që kanë në organikën e tyre lojtarë që mund të bëjnë diferencën e të dhurojnë spektakël,. Do të jetë shumë e luftuar dhe me rivalitet, ndaj shpresoj t’ia dalim. Mendoj se nuk duhet të jemi të varur nga një individ, pasi kushdo që do të luajë, do të japë maksimumin.

Kemi pasur pak ditë për të përgatitur ndeshjen dhe gëzimi është i madh për fitoren në derbi, por nuk ka vend për eufori, pasi ka ende shumë javë kampionat. Ndaj Vllaznisë do të jetë përballje e fortë dhe e vështirë, pasi edhe vitin e kaluar garoi për titull, duke dalë e dyta vetëm prej golavarazhit.

Statistikat i përkasin të shkuarës dhe nuk vlejnë në fushë. Edhe para derbit u tha që nuk kemi fituar së fundi, por në fushë morëm tre pikët. Ne jemi një skuadër e re, që kemi ende shumë punë përpara, por jemi Tirana dhe dihen objektivat tona.

Shumicën e gjërave dua t’i bëj si në derbi, por jo gjithmonë dalin, pasi edhe unë gaboj, ashtu si edhe lojtarët. Ne duhet të futemi në fushë me përqendrim maksimal dhe të vlerësojmë kundërshtarin, pasi janë shumë të rëndësishme ndeshjet direkte”, ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!