Komiteti i HatTrick, takimi në Tiranë

Anëtarët e Komitetit HatTrick të UEFA-s kanë mbërritur të mërkurën në Tiranë në kuadër të mbledhjes së radhës së këtij komiteti që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Fillimisht, delegacioni i UEFA-s, i kryesuar nga kryetari i Komitetit HatTrick, Karl-Erik Nilsson, i cili është njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s, kanë vizituar ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe janë njohur me investimet që FSHF ka bërë në këtë kompleks.

Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, u zhvillua edhe mbledhja e këtij Komiteti, anëtarët e HatTrick kanë inauguruar muzeun e futbollit, duke u njohur me një pjesëz të historisë së futbollit shqiptar.

Më tej, delegacioni u spostua në stadiumin “Air Albania”, vepra më e madhe infrastrukture e ndërtuar në vendin tonë edhe me kontributin financiar të “HatTrick”. Siç është edhe traditë në mbledhjet apo takimet e UEFA-s, anëtarët e Komitetit zhvilluan edhe një ndeshje futbolli ku nuk munguan golat dhe momentet e gëzuara.

Pas aktivitetit në stadium, i gjithë delegacioni u drejtua për në darkën zyrtare, ku Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi në Tiranë dhe duke e konsideruar si një event historik dhe vlerësim për futbollin shqiptar organizimin e një takimi kaq të rëndësishëm në Tiranë, shprehu bindjen se në mbledhjen e nesërme do të merren vendimet e duhura në të mirë të futbollit europian.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!