Botëror çdo 2 vite? Të gjithë kundër

Ligat e mëdha Europiane, La Liga, Premier League, Serie A, LFP dhe Bundesliga, njoftojnë se ligat kundërshtojnë me vendosmëri dhe njëzëri organizimin e Kupës së Botës çdo 2 vjet.
Bordi i Drejtorëve të Ligave Evropiane u mblodh sot në Nyon, Zvicër. Tema e diskutimit, Kupa Botërore çdo dy vjet. Ngjarje në të cilën ligat kanë kundërshtuar me vendosmëri dhe njëzëri organizimin e Kupës së Botës çdo 2 vite.
Ligat do të punojnë së bashku me aktorët e tjerë për të parandaluar organet drejtuese të futbollit të marrin vendime të njëanshme që do të dëmtojnë futbollin kombëtar.
Në njoftimin për shtyp thuhet se: “Aktivitetet e reja, garat e rinovuara ose garat e zgjeruara për klubet e futbollit dhe ekipet kombëtare si në një nivel kontinental dhe / ose global nuk janë zgjidhjet për problemet aktuale të lojës sonë në një kalendar tashmë të ngjeshur”