Merakto, ‘gongu’ në orën 24:00

Ashtu siç lajmëroi ‘Sporti im.al’, fill pas finales së Superkupës me shkrimin: “Teuta- Vllaznia “zbulon” shtyrjen e merkatos…”, ashtu u bë. FSHF në bashkëpinim me institucionin ndërkombëtar FIFA rakorduan për ta shtyrë merkaton e Superiores deri në orën 24:00 të ditës së sotme (5 shtator 2021).

Tashmë pritet të bjerë ‘gongu’ ndërsa në 24:00 të gjitha klubet duhet të kenë kopsitur afrim-largimet. Së paku deri në sesionin e dimrit…

E veçanta e këtij mekanizmi lidhet me regjistrimin “online” dhe klubet kanë akses direkt në sistemin e FIFA-s (TMS).

Lufta me kohën zgjat deri në orën 24:00. Ndërkaq, kampionati nis me 10 shtator me Teuta- Partizani në ‘Niko Dovana’. Java e parë e sezonit 2021-22, vijon në 11 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!