Partizani huazon Albion Markun

 Albion Marku, mbrojtësi 20-vjeçar i cili është pjesë Lokomotiva e Zagreb vjen sii huazuar te Partizani ndërsa do t’i bashkohet skuadrës së Ilir Dajës pas impenjimit me kombëtaren U-21.

Mirditori i linjës së djathtë ka dalë si futbollistë nga Akademija e Shkëndijës së Tiranës, teksa në 1 sezon e gjysmë ka luajtur i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit te Laçi duke spikatur ndjeshëm me kurbinasit,

Në këtë sezon të ri Marku arriti të debutante edhe me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat teksa u aktivizua disa minuta në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit.

Me afrimin e Markut, Partizani blindon krahun e djathtë të mbrojtjes, Të premten pasdite Partizani zyrtarizoi edhe rikthimin në skuadër të Esat Malës pas mungesës së firmës me Giresunspor në Turqi.

Postimi i Partizanit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!