Vllaznia turpëron Besën në miqësore

sportiim2

Dështoi në Superkupë me Teutën por Vllaznia hakmerret sot në një miqësore ndaj një ish-skuadre të rrethit të Durrësit, Besën e Kavajës.

Një miqësore e cila pa kuqeblutë të shpartallojnë pa pikë mëshire ekipin e Kashamit që militon në Kategori të Parë në shifra 9-0.

Për shkodranët Aralica shënoi 4 gola ndërsa në gol shkuan edhe Latifi, Kalaja, Kaina e Mustedanagiç.

Trajneri Brdariç me Vllazninë nis kampionatin me transfertën e Laçit aty ku realisht do të shihet forca e kuqebluve. Ndërkaq, Vllaznia gëzon moral të lartë teksa ka njohur pak ditë më parë presidentin e ri të klubit. Afrimet e kryera gjatë verës duket se janë thjesht të goditura.

Miqësore në ‘Loro Boriçi’: Vllaznia-Besa 9-0

Shënues: Aralica ‘3, ‘50, ‘58, ‘60, Latifi ‘23, Mustedanagiç ‘61, 87′, Kalaja ‘68 (11-m), Kaina ‘76

?>