Miqësorja me Izraelin, U19 kuqezi…

U19 Shqipëri-U19 Izrael 1-1. Kristian Shpendi në të 88’barazoi për Shqipërinë.

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve drejtuar nga Armand Cungu, ka luajtur testin e parë miqësor me homologët e tyre të Izraelit. Ndeshja u luajt në ‘Selman Stërmasi’ dhe shifrat përfundimtarë janë 1-1.

Kjo është sfida e parë pasi U19 sipas programit të përcaktuar më parë,do të luajë sërish më 5 shtator po në kryeqytet me izrealitët në një tjetër miqësore….

Ndërkaq, edhe pse kuqezinjtë e vegjël luajën mirë ata që shënuan të parët ishin miqtë. Këmbëngulja e formacionit të Cungut u shpërbyle me golin e barazimit pak para fundit. 1-1 final.

Formacioni fillestar U19: Weiper, Dervishi, Preka, Cehu, Bytyci, Nerguti, Zenelaj, Qefalija, Asallari, Shpendi, Toci. Tr: A. Cungu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!