Mbarojnë bluzat e Ronaldos

Efekti Ronaldo ndihet kudo. Nëse te Juve, ‘Bursa’ në rënje, në Maçnester’ ka një rritje galopante në vlera e kërkesa për të patur Ronaldon me “vete”.

Tifozët e Junajtid janë kthyer në ëndrrat e tyre me ardhjen e Kristiano Ronaldos, i cili do të veshë edhe një herë fanellën me numrin 7 në ‘Teatrin e endrrave’.

Siç raportohet nga Daily Mail, Djajtë e Kuq duhet të përballen së fundi me një problem të madh: fanellat me personalizimin e CR7 shiten në një kohë të shkurtër dhe tani do duhet pritur jo pak.

Një mungesë për shkak të vonesës së prodhimit nga furnizuesi (Adidas), e shkaktuar nga mbyllja e fabrikave në Vietnam, nga vijnë rreth 28% e veshjeve sportive të markës.

Ndërkaq në dyqanin online është e pamundur të marrësh fanellën e kampionit portugez para muajt nëntor.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!