Mala troket te dera e ‘vjetër’

Pas dy muajve prove në Turqi, mesfushori prizrenas Esat Mala nuk bind Giresunsporin ndërsa pas kthimit, troket te dera e “vjetër”, Partizani.

Në fakt, flitet për një huazim një vjeçar nga klubi turk por në anën tjetër askush nuk di të thotë se Mala 22 vjeçar, varet nga Giresunspor.

Klubi turk ka deklaruar se ka probleme financiare dhe në këto kushte as që do ishte i interesuar të paguajë taksë formimi…

Në anën tjetër Olsi Rama, drejtori sportiv i Partizanit, nëpërmjet një postimi me Malën në rrjetet sociale të enjten, shkroi “një mik i vjetër dhe i ri”.

Klubi pak orë më parë e ka zyrtarizuar. Në një formë. E kaluara pati sjellë disa përshtjellime të lojtarit anësor me klubin. Shtatshkurtëri për një “firmë” përfundoi te ekipi B…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!