Bardhi premton një Dinamo europiane

“Garantoj se gjatë presidencës time Dinamo do të ketë yllin e dytë në fanellë. Skuadra është ndërtuar për të qenë në krye të tabelës, nuk mendoj se fakti që ne e kemi ndërtuar skuadrën nga e para do të ndikojë sepse edhe ekipet e tjera kanë pësuar ndryshime në organikë.

Kemi bërë një fazë fantastike përgatitore dhe mendoj se jemi gati për kampionatin, do të shohim ecurinë dhe nëse do të jetë nevoja do të ndërhyjmë përsëri në janar.

Përsa i përket kompleksit nuk më pëlqen të paguajmë qera për t’u stërvitur së shpejti do të blejmë një kompleks i cili do të jetë i gjithi i Dinamos. Jam krenar për klubin ekipet e tjera duan 100 vite të arrijnë historinë e Dinamos.

Ëndrra nuk është titulli kampion por grupet e Champions League. Së shpejti zyrtarizojmë binjakëzimin me një klub italian me të cilin do të bashkëpunojmë për të afruar lojtarë”.

Ardian Bardhi (President i FK Dinamo)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!