Laçi rikthehet në shtëpi, testi me Kastriotin

Derbi do të luhet në stadiumin ‘Laçi’ duke nisur nga ora 17:00.

Laçi pas 10 ditëve përgatitore në Elbasan e Cerrik rikthehet në shtëpi për ti dhënë dorën e fundit përgatitjeve sezonale.Kurbinasit skuadra që mahniti në Conference League gjatë verës teksa luajti deri në turin e tretë, pritet të jetë protagoniste absolute në garën për vendet e para të sezonit që nis në 11 shtator.

Ndërkaq përpara se bardhezinjtë të presin në shtëpi Vllazninë javën e parë, nesër duke nisur nga ora 17:00, skuadra që drejtohet nga ish- futbollisti i Seviljes, malazezi Dejan Vukiçeviç do të testohet me fqinjët e Kastriotit të Krujës.

Tekniku Vukiçeviç ndoqi Vllazninë në finalen e Superkupës në Elbasan Arena dhe pas takimit me Teutën, tha se rivali i parë në kampionat, dukej një ekip i vrullshëm dhe mjaft i përgatitur fizikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!