Superkupa e Shqipërisë, dalin biletat

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se sipas progarmit, të enjten, në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia.

Institucioni paraprakisht ka nxjerrë në treg biletat me çmime të arsyeshme për një finale të tillë ku protagonizmi shtuar etjes për të ndjekur futboll mbizotëron në maksimum.

Nisur nga dita e sotme të interesuarit mund t’i gjejnë biletat në dyqanin e FSHF-së, te hyrja e stadiumit kombëtar, “Air Albania”, dhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Ndërsa nga data 26 gusht biletat mund të sigurohen edhe pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena”.

Çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë variojnë nga 200 lekë në sektorët G3 dhe E, në 600 lekë në Tribunat A dhe B e 1200 lekë në Tribunën VIP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!