Reja “nuk vjen” në Shqipëri

Nga Grado aty ku trajneri i Shqipërisë Edi Reja po merr pak ‘diell’, ka deklaruar mes të tjerave për ‘Gazzetta dello Sport’ se ai javën e ardhshme do të kthehet në Shqipëri.

Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë komplimentuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi“, shprehej tekniku 75 vjeçar i kuqezinjlëve.

Në fakt, Shqipëria gjëndët përpara tri takimëve jetike për kualifikueset e ‘Katar 2020’. Në 2, 5 dhe 8 shtator udhëton fillimisht përballë Polonisë e më pas pret Hungarinë e San Marinon.

Reja duket i vonuar në axhendë…

Pesë ditë më parë trajneri i Polonisë Paolo Fonseka i parapriu ndeshjeve të shtatorit për kualifikueset e ‘Katar 2022’ ndaj Shqipërisë (2 shtator) San Marinos (5 shtator) dhe Anglisë (më 8 shtator) duke bërë ublike listën e futbollistëve të tij.

Shqipëria ende jo dhe sipas informacionëve të ‘Sporti im.al‘, futbollistët do të njoftohen për të udhëtuar në grumbullim në Poloni sipas një skenari krejt ndryshe.

Madje vetë Reja edhe pse mund të vijë në Tiranë, nuk do të shfaqet para mediave vendase por gjithëçka do ta nisë nga Polonia. Lidhur me axhendën e kuqezinjëve për takimet e shtatorit, së shpejti pritet një reagim zyrtar nga FSHF./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!