Duka Vllaznisë femra: Krenari e burim frymëzimi

Triumfi i Vllaznisë për femra dje në Poloni 3-1 me penallti ndaj hungarezeve të Ferencvarosh teksa kaluan në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, ka ngallëzyer të madh e të vogël në Shqipëri.

Përmes sakrificave të mëdha në 120 minuta dhe falë penalltive fantastike Vllaznia ia del për herë të dytë në histori të renditet mes 32 më të mirave në kontinent.

Ndërkaq kreu i FSHF-së, Armand Duka nga pozicionin institucional por dhe i deklaruar si një tifoz i Vllaznisë ka përgëzuar për arritjen nëpërmjet një postimi në rrjete.

Duka:
“Krenar për ju vajza, krenar për Vllazninë!

Një mbrëmje e madhe për futbollin e femrave, me Vllazninë që arriti një kualifikim të merituar për në fazën play off të UEFA Women’s Champions League, pasi mundi kampionen e Hungarisë, Ferencváros.

Një arritje e jashtëzakonshme e vajzave kuqeblu, si edhe e futbollit të femrave në Shqipëri. Investimi që jemi duke bërë te klubet e vajzave çdo vit, vazhdon të sjellë suksese dhe emocione të mëdha, duke konfirmuar rritjen cilësore. Uroj dhe shpresoj që ky sukses të pasohet nga të tjera arritje dhe Vllaznia tani të arrijë fazën e grupeve. Do të ishte padiskutim një arritje e merituar për ato vajza dhe atë klub që prej vitesh kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Urimet më të përzemërta për Presidentin Matlija, stafin teknik, lojtaret e mrekullueshme të klubit shkodran. Jeni burim frymëzimi dhe krenaria për ne dhe çdo vajzë që dëshiron të ndjekë rrugën magjike të futbollit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!