Blazi shtegton në Itali, ikën dhe Sinella

Berat kur të gjithë prisnin një skuadër rivalizuese për Superioren vjen kaosi i paparajamëruar. Futbollistë që largohen anembanë pasi ata nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontratat sezonale dhe vetë klubi duket në rrëmujë e siper.

I larguar teksa u pozicionua në anën e futbollistëve edhe trajneri Bledar Sinella. Me shumë mundësi sot pas bindjes së disa lojtarëve nga kreu i Bashkisë Berat, Ervin Demo, kavajasi nuk do shfaqet.

Edhe te Apolonia situata e vështirë për tu deshifruar. Në Fier pagat e padhëna, largimet e shumë elementëve kanë detyruar trajnerin italian Manuele Blazi dhe stafin e tij të zhdukën nga radarët.

Në Fier, shprehen se trajneri nuk do të kthehet në detyrë. Gjithësesi klubi Apolonia pritet të sqarojë situatën për publikun bardhëjeshil. Nikolin Çoçlli, dhe trajnerit të portierëve, Bledar Vashaku po drejtojnë skuadrën në përgatitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!