Me sytë nga Teuta, Laçi vizitë Anderlehtit

Në 20:00 në ‘Elbasan Arena’ sikundër Partizani e Laçi edhe Teuta për ndeshjen e kthmit të turit të tretë kualifikues në Conference League me Shamrok Rovers.

Për nga rëndësia,durrsakët një hap larg historsië ndaj një rivali i cili i ndëshkoi në kohën shtesë në të vajtjes. Sidoqoftë shifrat 0-1 aspak të vështirë për tu përmbysur. Këtu duhet parë jo vetëm rezultati teknik por dhe atë që është në gjëndje të prodhojë formacioni i Martinit përballë irlandezëve cilësisht jo shumë larg ‘Djemëve të detit’.

Rikthimi pas pezullimit i Albano Aleksit dhe rekuperimi i Sebino Plakut, vlera të shtuara për Teutën në këtë takim që do gjykohet nga Petri Viljanen nga Finlanda. Do të mungojë Lorenco Vila por Emiljano Vila, Arapi, Kallaku etj, janë prezentë për ti dhënë Teutës larminë e një skuadre kualitative me objektiv parësor kalimin për në fazën Play off. Nëse kështu, do të ishte hera e parë në histori.

Formacioni i mundshëm i Teutës:Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Xhekson, Daja, Karabeci, Kallaku, E.Vila, Plaku, Seferi. Tr: Edi Martini

Sot në Bruksel po në orën 20:00, Laçi i Kurbinit në të kthimit me Anderleht. Sfida e parë luajtur në Elbasan, ka përfundur 0-3 për belgët të cilët janë vetëm zyrtarisht ende të pa çertefikuar për pazën play off. Rikthehet Julian Shehu.Mazrekaj më shumë mundësi jashtë edhe këtë takim. Ndeshja do të gjykohet nga një treshe angleze me Stjuart Atuell kryesor.

Formacioni i mundshëm i Laçit: Sherri, Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Veliaj, Zulfiu, Shehu, Lushkja, Ademi, Zarubica, Guindo. Tr: Shpëtim Duro.

Ndeshjet sot, Liga e Konferencës turi i tretë:

20:00 Teuta- Shamrok Rovers (0-1) ‘Elbasan Arena’:
20:00 Andreleht- Laçi (3-0)

18:00 Bodo Gimt-Prishtina (1-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!