Ismajli zyrtarisht i Empolit
Nga Hajduk Split për 2 milion euro te Specia debutuese edicionin e kaluar në Seria A. Sot mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Empolit të sapo promovuar po në A.
Njoftimi i Empolit:
Ardian Ismajli është një mbrojtës kosovar i natyralizuar shqiptar i lindur në Majac më 30 shtator 1996. I rritur në sektorin e të rinjve të 2 Korriku, në Kosovë, ai më pas u transferua në Hajduk Split, ku debutoi në divizionin e lartë kroat, duke bërë 80 paraqitje.
Në verën e vitit të kaluar ai u transferua në Spezia, duke kontribuar në shpëtimin e ligurianëve. Ismajli, pasi luajti në kombëtaren kosovare, në nëntor 2018 zgjedh kombëtaren shqiptare: ai debuton në Nëntor 2018 në sfidën e Ligës së Kombeve kundër Skocisë dhe deri më tani ai ka 18 paraqitje me 1 gol “.

