Beqja largohet nga Teuta
‘Pas 10 vitesh dhe 3 trofe të fituar, Fabian Beqja largohet nga Teuta. Beqja spikati në Akademinë e Teutës, dhe u afrua në ekipin e parë në 2011. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar tre trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 114 ndeshje dhe 5 gola.
KF Teuta falenderon Fabian Beqajn, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Beqja meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim’ shkruan klubi durrsak