Laçi ‘Medalja e Artë’ në Europë
Turi i dytë Liga e Konferencës: Un. Krajovë- Laçi 0-0 (0-1)
Laçi i Kurbinit shkëlqen përmes krenarisë dhe profesionalizmit në të kthimit të turit të dytë në Conference League. Duket e pabesueshme por bardhezinjtë e Shpëtim Duros për herë të parë në histori kalojnë në turin e tretë kualifikues në një event europian futbolli.
E bëjnë ndaj një klubi me buxhet të madh dhe me mjaft traditë në evente të tilla.
Të gjithë në këmbë për këtë ansambël me qasje prej kampioni në përfaqësimet e fundit të skuadrave shqiptare në kontinent.
Lushkja, Ignjatoviç, Ardit Deliu e të tjerë futbollistë mbajtën lart frymën bardhezi. Strategu Duro në duelin e 402 në krye të një skuadre pati meritën e madhe të rritjes dhe gjetjes së manovrave fituese.
E radhës ndaj një emri të madh në Europë si Anderleht i Belgjikës.