Teuta stërvitet në Andorrë, të tjerat…

Prag Conference League:

Teuta:

Inter D’Eskaldes nga Andorra, mundi Teutën në të vajtjes 0-2 duke shokuar kampin bregdetar me kampionët e Shqipërisë që u shpërfytyruan duke vënë në pikëpyetje cilësitë sportive.

Sot Teuta dhe delegacioni që shoqëron kanë frekuentuar ambientet sportive të klubit ndërsa skuadra ka kryer dhe një seancë përgatitore. Durrsakët pritet të tentojnë përmbysjen e madhe…

Laçi:

Bardhezinjtë janë të grumbulluar në Elbasan. Te kampi i tyre punohet me intensitetin e zakonshëm ndërsa grupi gëzon gjëndje optimale. Nesër i gjithë delegacioni kurbinas do të kryejë tamponët përpara se të mërkurën në mëngjes të udhëtojë me Çartër drejt Krajovës.

Partizani ka vijuar përgatitjet në Kamëz ndërsa i gjithë grupi duket i gatshëm për të qënë në dispozicion të teknikut Daja. Bazel vjen në Eëbasan Arena me rezultat faorizues teksa ka fituar 3-0 në të vajtjes.

sakaq klubi partizani ka lajmëruar axhendën duke specifikuar edhe çmimet e biletave sipas sektorëve në Elbasan Arena’.

Vllaznia:

Në prag të takimit me AEL Limasol (0-1) Vllaznia ka vijuar në Shkodër të përshkallëzojë seancat përgatitore. Nëse brenda kampit kuqeblu ka optimizëm te sportelet e biletarve te stadiumi Loro Boriçi’ shtyhën për një biletë. Edhe pse ata varjojnë nga 300 lek deri në 500 lek të reja në zonën VIP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!