FSHF letër: Duam 100% tifozë në impiante

Mënyra e shkresave jo gjithnjë ka pasur sencin efikas. Sidomos në kohë pandemie teksa të gjithë qëndrojnë në pozitat e tyre duke lëshuar pak ose aspak.
Megjithatë,FSHF me të drejtë kërkon rikthimin e tifozëve në stadiume. Skuadra Kombëtare ka në prag dy takime deçizive për eliminatoret e ‘Katar 2022’ ndërsa katër ekipe të Superiores janë ende në valle në kompeticionet e Europës.
Kështu, FSHFpërmes një një letre zyrtare i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve duke ngritur arsye e gjetur ‘shabllonë’ të ngjashëm. Federata kërkon që tifozët e vaksinuar të lejohen të ndjekin ndeshjet e kombëtares dhe të skuadrave shqiptare që garojnë në kompeticionet evropiane.
Letra:
“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet decizive të Shtatorit.
Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, shkruhet në letrën e FSHF-së.
Federata shprehet e gatshme të marrë të gjitha masat që tifozët e pranishëm në stadium do të jenë të vaksinuar si dhe do të ndiqet me rigorozitet të plotë Protokolli i Rikthimit në Lojë

