Laçi krenaria e Superiores në të vajtjes, Teuta për turp
Laçi vijon të dhurojë ndeshje dinjitoze në Europë. Kurbiansit e Shpëtim Duron ia dolën të fitojnë 1-0 ndaj Universitatea Krajovë në një duel të luajtur Elbasan Arena’. Ndonëse kurndershtari ishte plot cilësi, bardhezintë ditën të godasin në ‘shënjë’.
Madje në rastin e golit të minutës së 35-të nga Zarubica, i pari me fanellën e Laçit, aksioni ishte e nivelit shumë të lartë. Aksion i nisur nga Guindo, i sherbyer mazrekaj që e rikthen dhe lojtari nga mali pason te Lushkja brenda zone. Prekja e kavajasit për te shtylla e dytë e mënjëhershme me malazezin dejan Zarubica që e depoziton në rrjetë. Laçi e nis të kthimit pas një jave 1-0…
Vllaznia bie në minutat shtesë të pjesës së parë në Limasol.
Scepoviç në të 47-ën ia doli të kalojë përpara qipriotët që këmbëngulën ndjeshëm edhe në fraksionin e dytë. Shifrat nuk ndryshuan ndërsa e kthimit në ‘Loro Boriçi’ pritet të jetë e ndezur. Në kët transfertë delikate një pjesë emirë e futbollistëve dhe stafit kuqeblu patë probleme me ushqimin. Sporti im.al e raportoi që herët.
Teuta:
Skuadra e Edi Martinit është shpërfytyruar ndaj andorrianëve duke vendosur në pikëpyetje të madhe cilësitë e skuadrës aktuale. Në Durrës, Teuta zhgënjen totalisht duke humbur të vajtjes 0-2 me Inter D’Eskaldes.
Partizani nuk arrin të lërë gjurmë në Bazel. Zviceranët shënuan fillimisht me Stocker në pjesën e parë ndërsa në të dytën gjejnë golin me Artur në minutën e 52-të. Stoker shënoi edhe golin e tretë 10 minuta nga fundi për 3-0 final.
Shifrat teknikë në Conference League të skuadrave të Superiores.
Laçi– Universitatea Krajovë 1-0 ‘Elbasan Arena’
Teuta– Inter D’Eskaldes 0-2
AEL Limasol- Vllaznia 1-0
Bazel- Partizani 3-0
