Ronaldo te PSG, Zidan ikën nga Reali?

Lajme interesante të orëve të fundit nga bota e futbollit. Prej ditësh Kristiano Ronaldo flitet se do largohet nga Juve me destinacion Sporting Lisbonë por nga Franca raportohet se drejtori Leonardo i PSG-së ka avancuar bisedat me portugezin. Madje thuhet se ka dhe akord mes tij dhe Ronaldos.

Sakaq, Fabrizio Romano i njohur si ekspert merkatoje ka hedhur “bombën” e radhës duke quajtur fakt të kryer largimin e Zidan nda Reali. Ai ka zbuluar se trajneri francez ka vendosur të largohet nga drejtimi i Real Madrid menjëherë, pavarësisht se ka kontratë me Florentino Perez.

Zidan kohët e fundit është lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe kombëtarja e Francës, kurse për ta pasuar te Real Madrid lakohet Max Alegri.

Në Itali si kurrë më parë janë larguar dhe po largohen trajnerë të dështuar dhe kampionë si Konte që pak orë më parë u zyrtarizua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!