Duro: Dinamo? Pallavra mediatike

Rikthimi i Dinamos në Kategorinë Superiore pas 9 edicionëve në inferiore, ka lumturuar blutë dhe bërë të mundur që klubi i dytë më i titulluar në Shqipëri, të vihet shpejt në epiqendër të zhvillimëve.

Kështu pasi mbajti thuajse gjithë “tortën” për vete, presidenti i bluve, Marko Pontreli, duket se po inicion për të riformatuar Dinamon e madhe. Përpos donatorëve të afruar, sot shtypi sportiv online, shkruan se klubi i Dinamos ka projektuar Blendi Shkëmbin trajner dhe drejtor sportiv trajnerin aktual të Laçit Shpëtim Duron.

‘Sporti im.al‘ kontaktoi teknikun bardhezi për ti marrë një mendim lidhur me lajmin. Duro përgenjështron në mënyrë kategorike. Ai nuk e thotë por me gjasë e ka marrë këtë sjellje ndaj tij si “diversion” mediatik shpërqëndrues :

Në mënyrë absolute jo. Jam në kulmin e punës dhe i përqëndruar totalisht te skuadra që drejtoj“, tha i prerë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!