Ndreu: Kastrioti do mbijetojë

Trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu në daljen e sotme para mediave ka vënë theksin se skuadra e tij duhet të shohë llogaritë e tij por nuk e fsheh idenë se skuadra kurrë nuk mund të rrëzohet nga kategoria..

Nesër ndaj Tiranës në ‘Selman Stërmasi’, Ndreu do ketë disa mungesa por shpreson se mund të dalë me pikë

Ndreu:

“Presioni psikologjik ka ndikuar, por këtë javë kemi punuar dhe mendoj që secili nga lojtarët duhet ta kuptojë që janë finale dhe nuk ka nevojë për lojëra të bukura por duhet të jesh pragmatist për të marrë pikët”.

Ndaj Tiranës– “Minimalja mos ta humbim ndeshjen dhe nëse japin maksimumin dhe zbatojmë detyrat besoj se do të dalim të suksesshëm.

Po t’i kishim bërë llogaritë duhej të ishim 10 pikë para, kemi bërë ndeshje të mira por nuk e kemi prehur lapsin për llogari. Nuk bëj dot llogari se edhe të tjerët luajnë futboll, unë shoh punën time duke marrë pikët maksimale. Të fokusohemi te ndeshjet tona dhe të marrim maksimumin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!