Epilogu/ FSHF rrezikon të prodhojë tre trofe për kampionin e ri

Java e fundit për të parë se çfarë ngjet në fusha të tjera. Ky kampionat, në vit të pazakontë pandemik, i pazakontë dhe në ecuri. Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi, skuadrat që do diskutojnë titullin e këtij edicioni.

E për ta bërë më të thjeshtë situatën, FSHF ka menduar të vendosë orare dhe ditë të njëjta. Natyrisht me largpamësi Sektori i Garave duhet të ketë pasur parasysh disa të ‘dhëna’.

Kush ka më shumë shanse të shpallet kampion i Shqipërisë ? Cili ekip do ndjekë Apoloninë (ende jo matematikisht) drejt së Parës? Po në Play Out kush del i “gjallë” një mes Kastriotit, Bylisit dhe Skënderbeut? Cili do të jetë roli i Kukësit në javët e mbetura si skuadër e mesit? A do të futet dot Tirana në zonën e Conference League? A do mund të ruajë ekulibrat katërshja e parë deri javën e fundit? Po gjykimi do të njohë xhaketa të huaja për ndonjë sfidë vendimtare? Cila do jetë qasja e vetë klubeve në garë? Kupa, me finalen Skënderbeu-Vllaznia etj etj.

Ndërkaq, javën e fundit FSHF rrezikon të bëjë gati tre trofe. Nisur nga duelet me ekipet pretendente: Vllaznia- Laçi në Shkodër, Teuta-Apolonia në Durrës dhe Bylis- Partizani në Ballsh. Sezon i pazakontë….pandemik.

Kategoria Superiore, java e 32-të:

Kukësi- Vllaznia (premte në Elbasan)

Të shtunën 8 maj 2021

Apolonia- Laçi 16:00

Tirana-Kastrioti 16:00

Skënderbeu-Partizani 19:00

Teuta-Bylis 19:00


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!