Tirana hap garën për titull
Laçi-Partizani në një sfidë të luftuar nga fillimi në fund, u mbyll 2-2. Dueli mes tyre luajtur sot në Laç, i përmbushi pritshmëritë duke justifikuar totalisht në produktin, raste e gola.Në tribunën Vip pati tension por l një moment të reflektuar pas ndeshjes edhe në fushë teksa Bozhiqi ndihmësi i Dajës, mori një shishe plasitke në trup.
Fiton Teuta dhe ketë e bën ndaj Kukësit në Elbasan 0-2. Krasniqi shënon shpejt dhe në të dytë dyfishon R.Hoxha. Kukësi në tapet.
Tirana zbukuron kampionatin dhe me 6 javë nga fundi ngjitet ndjeshëm teksa tani janë një pikë më pak se Laçi që ka 50 pikë. Bardheblutë fituan ndaj Vllaznisë 1-0 duke u bashkuar plotësisht me 4 skuadrat për garën për titull. Batha autori i golit në të 73′.
Një takim i cili pati edhe një moment të pazakontë, largohet autoambulaca dhe ndeshja ndalet për disa minuta.
Rezultatet e sotme:
Laçi-Partizani 2-2
Tirana-Vllaznia 1-0
Kukësi-Teuta 0-2
Apolonia-Kastrioti 2-1
Skënderbeu-Bylis 2-1