Murinjo te Portugalia? Santos jam deri në 2024

Dje qarkulloi lajmi se trajneri i shkarkuar nga Totenhem, Zhoze Murinjo orientohet të kthehet në atdhe për të parë mundësinë e përfshirjes te kombëtarja e vendit të tij. Mirpo menjëherë ka ardhur reagimi i teknikut aktual Fernando Santos…

Trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos, “bekon” ardhjen e mundshme të Zhoze Murinjos në krye të kombëtares luzitane. Duke folur për ‘Radio Renascença’ ai tha:

Kur unë u emërova, Fernando Gomes (presidenti i Federatës Portugeze) më tha se ai do të donte të mbështetej tek unë në projektin e tij dhe projekti i tij do të mbarojë në 2024. Deri në atë kohë, unë angazhohem me atë. Pas kësaj, do ta mendoj.

Zhoze Murinjo do të ishte një zëvendësues i mirë, por Portugalia ka trajnerë të mirë dhe cilësorë që do të zëvendësojnë shumë mirë Fernando Santos.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!