Mesit i del ‘prona’ në Miami

Lionel Mesi e meriton. Për atë që ka dhënë në fushën e futbollit dhe për punën e kryer është ndër më të paguarit në botë për profesionin që ka.

Një apartament prej 511 metrash katrorë (195 metra katrorë tarracë panoramike), me katër dhoma gjumi, katër banjo dhe një dhomë frigorofike me një kapacitet prej një mijë shishesh verë. Kjo është blerja e fundit e Lionel Mesit, në katin e nëntë të një ndërtese luksoze në Sunny Isles, në veri të Miamit në SHBA.

Sipas The Real Deal, sulmuesi argjentinas i Barcelonës do të kishte paguar 7.3 milion dollarë (6.05 milion euro) për pronën e re, tashmë të mobiluar dhe me pamje nga deti.

E gjithë ndërtesa ka 39 kate me gjashtë pishina, një qëndër mirseardhjeje, një palestër, një sallon joga, shesh lojërash për fëmijë, një bar të madh festiv dhe një bodrum vere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!