Një formacion jashtë, Laçi feston me ‘stolin’

Lushkja për kartonë, Obanor i pezulluar nga Disiplina, Mazrekaj, Nuabueze, Van Dejv-Harmon, Lukas Ramos të dëmtuar. K.Rapo, A.Selmani të larguar, Turkaj në rikuperim, Kërçiku në 60% të kondicionit. Kjo ishte situata e Laçit dje para dhe gjatë takimit shtëpiak me Bylis të fituar 2-1.

Në fakt, ngjeshja e takimëve por dhe duelet me Partizanin në çerekfinale dhe Vllazninë në gjysmëfinale të Kupës, e kanë dërrmuar grupin e teknikut Shpëtim Duro. Në kushte të reja, tekniku u detyrua të operojë me futbollistë të stolit teksa dje, justifikuan të gjithë ata që Duro ju besoi minuta në Laçi-Bylis për javën e 28-të.

Natyrisht për ata që ishin prezent, nga ky kontigjent, ka surprizuar futbollisti i ardhur gjatë dimrit nga Lugina e Presheves, Iljasa Zulfiu. Ish mesfushori 23 vjeçar i Malishevës, te goli i dytë, dha asistin për Prengajin ndërsa u pa mjaft aktiv në të gjithë sektorët e fushës.

Ndërkaq, bardhezinjtë do të luajnë javën e ardhëshme me Kastriotin në Kamëz për t’ja lënë vendin dy takimeve shtëpiake me Partizanin dhe Kukësin. Me 8 ndeshje nga fundi, Laçi mban vendin e 4-ët me 48 pikë. 4 më pak se kreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!