Klop del kundër, Bonjek për Premierligën: “Luftë e tretë botërore”

Edhe mund të dështojë pa nisur. ‘Europa Premier League’ ka marrë vetëm sot mesazhe dhe kërcënime zyrtare të pafudme nga instatncat e futbollit qëndror (UEFA, FIFA), të federatave të caktuara dhe të krerëve të shtetëve të ndyshme.

Bonjek, ish sulmuesi i famshëm polak, nga roli i Presidentit të Federatës Polake të Futbollit, e quajti këtë Ligë europiane si ‘luftë të tretë botërore’.

Nuk e pranoi klubi i Bajrenit, drejtues të Federatës Daneze, Franceze, Italiane, Spanjolle, Ruse, Kryeministri i Anglisë, Presidenti i Francës, Makron, tifozë anembanë…

Por së fundi një version kundër ka dhënë Jurgen Klop që aktualisht drejton si menaxher Liverpulin e përfshirë në listen me 12 klube ‘europiane’.

Përpara takimit me Lids në program sot në 21:00, ai tha: “Unë kam të njëjtin mendim për Superligën. Është e vështirë, njerëzit nuk janë të lumtur dhe unë nuk jam i përfshirë. Liverpul është më shumë se disa vendime. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem pjesë e Ligës së Kampionëve. Më pëlqen ideja që për shembull West Ham mund të luajë në garën më të lartë europiane “, deklaratat e trajnerit Klop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!